Marrë përgjegjësitë për sjelljet e mia – 7. Hapi për një vet-imazh më të mirë

Është mirë të dimë: Në çdo moment mund të vendos si të veproj. Unë jam përgjegjës për sjelljet e mia.

Vendosi, si të sillem në situata të ndryshme. Nuk mund të zgjedh gjithmonë se çka do të ndodhë me mua, por mund të zgjedh se si ta pranoj këtë situate, se çfarë bëj në situata të caktuara. Mua më ndodh, p.sh: të më ofendojë shoku i klasës.

Kam disa mundësi në dispozicion, se çfarë të bëj. Mund të ndërprej çdo kontakt me të, ndoshta do të ndihet në faj, mund të bëj ndonjë shpifje, ta godas, mund të mbyllem në dhomën time, të qajë, mund ta thërras një shok tjetër që t’i them se më ka ofenduar…

Gjithmonë varet nga unë për zgjedhjen e sjelljeve të mia. Për këtë arsye, jam unë ai që do të jetë përgjegjës për sjelljet e mia, duke përfshirë edhe pasojat që sjellin ato.

Ushtroj duke menduar se si do të veproj në shembullin vijues:

Kthehem nga shkolla, kam shumë për të mësuar për ditën e nesërme, dhe konferenca e rregullt po afrohet. Sa më shpejt të jetë e mundur të qëndroj afër tavolinës së mësimit, të shikoj se çfarë kam për të mësuar, marrë lapsin (për nënvizim) dhe me guxim hap pas hapi i mësoj njësitë mësimore, përndryshe mund të ankohem krejt pasditen  se sa shumë na ngarkojnë mësuesit, të shkoj në gjumë, sepse konsideroj që kaq shumë mësime nuk mund t’i mësoj, ose të shtirem si i sëmurë dhe t’iu kërkoj prindërve që ta shkruajnë një arsyetim për ditën vijuese, pastaj mund të shikoj TV apo të luaj në kompjuter duke e bindur veten se do të mësoj në mbrëmje, pasi që prindërit të kthehen në shtëpi.

Zgjidhja është e imja – por gjithashtu edhe përgjegjësia!

Edhe diçka:
Kur më duhet të vendos se cilat nga sjelljet e mundshme do t’i kisha zgjedhur, pyes:

  • “Çka dëshiroj në të vërtetë?”
  • “A do të arrijë këtë me sjelljet e mia?”

Dëshiroj ta ruaj një shoqëri. A do ta kisha ruajtur nëse do ta ofendoja shokun para të tjerëve, ta poshtëroja, për tu paraqitur interesant para të tjerëve? Nuk besoj!

Për sjelljet që me mençuri i kam zgjedhur, dhe për pasojat e tyre, unë jam përgjegjësi. Megjithatë, kjo nuk më jep kurajë! Ndjenja, se mund çdo herë e më shumë ta dominoj jetën time, dhe jam përgjegjës për atë, ma forcon vetëbesimin.

 

         

Na përcjellni edhe në: