Adoleshenca dhe Puna me të rinjë

Stadet e zhvillimit njerëzor kanë zgjuar kurreshtjen e shkencëtarëve për të zbuluar dhe hulumtuar mbi ndryshimet që ndodhin nga foshnjëria e deri në moshën e vonshme, gjithashtu vet koncepti në fjalë ka dërguar që kjo fushë të bëhet një fushë emocionuese/stimuluese studimi siç është në ditët e sotme sepse në vete ngërthen shumë faktorë që lidhen direkt me individin dhe janë thelbësorë për të kuptuar dhe pranuar stadet e ndryshimit, atë që realisht po ndodh me një nivel vetëdije më të lartë dhe informata të mjaftueshme.

Mbi zhvillimin njerëzor, hulumtuesit gjithashtu janë stimuluar edhe nga presioni social për një jetesë më të mirë për njerëzit. Për shembull: fillimi i edukimit publik, dërgoi në kërkesen për njohuri më të thella se cfarë dhe si t’i mësojmë fëmijet e moshave të ndryshme. Shembull tjetër është edhe shërbimi social ku njerëzit e kësaj fushe që duan të trajtojnë ankthin dhe problemet në sjellje dhe gjithashtu t’i ndihmojnë njerëzit që të rregullojnë ngjarjet madhore me sukses, sikurse divorci, humbja e punës apo vdekja e njeriut të dashur. Duhet t’i kenë të njohura informatat mbi personalitetin dhe zhvillimin social të individit. Gjithashtu edhe shumë prindër kërkojnë vazhdimisht këshilla nga ekspertët për një rritje të suksesshme të fëmijëve të tyre.

Me qëllim të gjetjes së një rruge më të përshtatshmë të kuptimshmërisë për të gjitha moshat, shkencëtarët akademik nga psikologjia, sociologjia, antropologjia dhe biologjia kanë bashkuar forca në hulumtim më profesionistë nga shumë lloje të fushave të aplikuara përfshirë edukimin, studimet familjare, mjeksinë, shëndetin publik dhe shërbimin social. Sot fusha e zhvillimit njerëzor është një vend i shkrirjes së kontributeve. Është një përmbledhje e njohurive që nuk është vetëm me rëndësi shkencore por relevante dhe e dobishme për një jetë më të mirë të njerëzimit.

Duke mos u ndalur për të shtjelluar në detaje hapat e zhvillimit njerëzorë me gjithë specifikat që përmbledhë, do bëjmë një përmbledhje mbi periudhat kryesore të zhvillimit dhe do ndalem më specifikisht në njerën prej tyre, adoleshencën. Periudhat fillojnë me fazen Prenatale- ngjizja duke vazhduar me foshnjërine-lindja deri në moshën 2 vjet, fëmijëria 2-6 vjet, fëmijëria e mesme 6-11 vjet, adoleshenca 11- 20 vjet, mosha madhore e hershme 20-40 vjet, mosha madhore e mesme 40-60 vjet dhe mosha madhore e vonshme 60 vjet- tutje/vdekje.

Shumica e psikoloëgve janë të një mendje se adoleshenca fillon në kohën e pubertetit. Për meshkujt, puberteti arrihet në moshën 13 vjec, për femrat rreth moshës 11 vjec. Psikologët nuk bien dakort për kohen kur mbaron adoleshenca dhe kur fillon mosha e rritur, por kjo kohë është zakonisht dikur mes moshës 18 dhe 21 vjeç. Adoleshenca në kuptimin e vërtet të fjalës është një tranzicion prej varësisë te pavarsia dhe përfundon, kur individi arrin statusin e të rriturit(Pettijohn, 1992).

Edhe pse shfaqet me diferenca individuale, adoleshenca është e lidhur ngushtë me fillimin e vrullshëm të pubertetit ose me maturimin e sistemeve seksuale dhe të riprodhimit dhe me zhvillimin e karakteristikave dytësore seksuale. Zhvillimi seksual te vajzat arrihet me fillimin e ciklit mujor, njekohësisht zhvillimi i karakteristikave dytsore si gjinjtë, qimet pubike dhe zgjerimi i eshtrave të legenit. Ndërsa te meshkujt, testikujt dhe penisi fillojnë të rriten rreth moshës 12-13 vjeç, pas kësaj shfaqen qimet pubike. Karakteristikat dytësore përfshijnë zhvillimin e mjekrës, zërin e trashë, shpatullat e zgjeruara dhe qimet pubike. Gjatë adoleshencës ndodhin gjithashtu edhe ndryshime të tjera si p.sh., rritja e vrullshme, te vajzat fillon mes moshës 8-10 vjeç dhe arrin kulmin rreth moshës 13 vjeç ndërsa te djemtë fillon mes moshës 10-12 dhe arrin kulmin rreth moshës 14 vjeç(Tanner, 1981).

Stanly Hall(1916) e mendonte adolshencën si një kohë ‘’të turbullimit dhe stresit’’. Edhe pse adoleshenca shoqërohet me disa probleme, Conger dhe Peterson(1984) vunë në dukje se ajo nuk është domosdoshmërisht një përiudhë kaq stresante sa c’është menduar në të shkuarën.

Adoleshentët deri dje fëmijë që ishin të bindur ndaj urdhrave të prindërve të tyre fillojnë të mendojnë më ndryshe , ata fillojnë të ndiejnë veten të rritur dhe autoriteti prindëror fillon të zbehet . Ata më shpesh i vetë caktojnë rregullat e sjelljes dhe të komunikimit por duke mos dalë nga “kornizat” e caktuara nga prindërit e tyre, në njëfarë mënyre ata provojnë të pavarësohen por njëkohësisht të mbesin të lidhur për prindërit e tyre. Në anën tjetër prindërit ngurrojnë e shpesh edhe i frikësohen këtyre kërkesave, i frikësohen mos kontrollit, që deri tani ushtronin mbi vajzën apo djalin e tyre. Ndodhë që në këto situata të lindin tensione dhe mosmarrëveshje, sa që raportet të dobësohen bile edhe të prishen. Kjo zakonisht ndodhë kur prindërit këmbëngulin të ruajnë me adoleshentin të njëjtin raport sikur në moshën e fëmijërisë. Zakonisht mosmarrëveshjet në mes prindërve dhe adoleshentëve janë: mënyra e të veshurit, mënyra e kalimit të kohës së lirë, orari i kthimit në shtëpi, ndihma në punët e shtëpisë, përdorimi i të hollave, raportet sentimentale të fëmijëve etj.

Duke i bërë një reflektim adoleshencës në përgjithësi dhe punës praktike ne këtë lëmi, shpesh herë gjërat nuk funksiononin sic duhet dhe pikat kanë qenë në probleme me vetveten, familje, miqtë, shkollën. Herë flisnin më dikë, herë heshtinin. Në varësi të këtij intenziteti të ndryshimeve që ndodhnin varet edhe raporti me prindërit dhe gjithë rrethin. Por, në përgjithësi fëmijet kishin tendencë të mendonin se prinderit e tyre janë të bezdisshëm, pashpresë dhe jashtë mode. Kurse prinderit mendonin se fëmijet e tyre janë të vrazhdë dhe nuk i respektojnë normat. Shprehja tipike e prindit ndaj fëmijës në këtë kohë është ‘’Nuk e kuptoj se kujt i ka ngjarë’’. Prindërit shpesh ndihen të paaftë për të kuptuar fëmijen e tyre, ndërsa fëmijet ndihen sikur janë në mëshirë të ‘’fatit’’.

Duke pasur parasyshë intervenime të ndryshme që duhen bërë nëse kjo fazë paraqet probleme duhet të kemi parasysh se mosha në këtë mes është një variabël e rëndësishme që kërkon një çasje të veçantë. Puna me fëmijë, gjegjësishtë me periudhën e hershme të adoleshencës, ku çdo ndryshim pason me një sjellje të caktuar, duhet të realizohet me kujdes të madh, nëse duam që rezultatet të jenë të dukshme dhe pa efekte anësore. Nëse punohet me intensitet të lartë në vedijësimin e komuniteti(prindër- fëmijë)për efektet të kësaj dukurie, pa dyshim që të arriturat do të jenë evidente. Por e gjithë kjo, arrihet nëse paraprakisht kemi arritur një nivel bashkëpunimi sa më të mirë në mes anëtarëve të komunitetit, element ky që është thelbësorë për gjithë shtjellimin e dukurisë më tutje. E gjithë kjo duke pasur parasysh se përveç se ata adoleshntë i takojnë asaj familje, i takojnë dhe një lagjeje, fshati apo qyteti dhe çdo ndërhyrje te ta, është ndërhyrje në të gjithë bashkësinë komunitare në përgjithësi, sepse nesër, ata do t’i shërbejnë po atij komuniteti dhe po asaj shoqërie.

 

         

Na përcjellni edhe në: