Partnerët

Fondacioni “TOGETHER” – Qendra Rajonale për Mirëqenie Psikosociale të fëmijëve është themeluar në Shkurt të vitit 2002 nga Qeveria e Republikës së Sllovenisë, Komuna e Ljubljanes si dhe organizata jo-qeveritare Filantropia Sllovene. Gjatë 8 viteve të operimit të saj , tani më njihet si një organizatë e mirëformuar, aktivitetet dhe programet e së cilës tregojnë një formë të rëndësishme të ndihmes humanitare dhe përkrahjes zhvillimore nga Republika e Sllovenisë.

Misioni i Fondacioni “TOGETHER” është që të aktivizojë resurset ndihmëse vendore dhe ndërkombëtare që të sigurojë një rritje më të shëndetshme dhe të ardhme më të mirë për fëmijët tanë në këtë mënyrë duke kontribuar paqe dhe stabilitet afatgjatë, mundësi të barabarta dhe shkollim për të gjithë në vendet që ballafaqojnë pasojat e luftës, konflikteve të armatosura, terrorizmit, fatkeqësive natyrore si dhe në vendet më pak të zhvilluara. Për shkak të kushteve sociale jo të favorshme në rajonet e prekura, fëmijët dhe të rrinjët janë emëruar si grupi më në rrezik i cili kërkon vëmendje të posaçme të agjensioneve qeveritare dhe joqeveritare të cilat veprojnë në fushën e mirëqenies të fëmijëve.

Fondacioni ”TOGETHER” u përgjigjet problemeve të fëmijëve që dalin nga konfliktet e armatosura ose fatkeqësitë tjera në regjione dhe vende të ndryshme. Në 8 vitet e fundit ne kemi zbatuar programet dhe projektet tona në vendet e Europes Jug-Lindore (Bosne dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi) Irak, dhe Kaukazin Verior (Osetia Veriore-Alania dhe Ceceni) ku ne kemi ofruar model gjithëpërfshirës dhe shumëdisciplinor për forcimin e lidhjeve në mes të autoriteteve lokale, palëve të interesit dhe ekspertëve rajonalë. Në të ardhmen jemi duke planifikuar të zgjerojmë asistencën tonë edhe në zona tjera të krizave e sidomos në Afrikë.

Projekti i E-Mbështetjes për të rrinjtë e shqetësuar është ko-financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Sllovenisë.

Përgatitja e faqes është asistuar nga Departamentin  e Mjekësisë sociale dhe të parandalimit të Institutit të Shëndetit në Celje, Slloveni.

Fondacioni “TOGETHER” Kosova e vendosur në Prishtinë është një organizatë jo-qeveritare e cila është themeluar nga Fondacioni TOGETHER, Slovenia në Mars të vitit 2009.

Në mënyrë që të adresohen vështirësitë që përballen nga të rrinjët, fëmijët dhe komuniteti, Fondacioni TOGETHER Kosova ka krijuar një ekip shumëdisciplinor të përbërë nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, përfaqësues të qeverisë, ekspert hulumtues nga Universiteti i Prishtinës dhe Qendra Klinike Universitare në Prishtinë.
 
Misioni i organizatës është të mbrojë dhe përmirësojë mirëqenien psikosociale të fëmijëve dhe të rrinjëve në Kosovë në mënyrë që të aktivizojë ata që të jenë anëtarë aktivë të shoqërisë.

Në përputhshmëri me misionin e saj, Fondacioni TOGETHER Kosova ka zhvilluar disa projekte në partneritet me organizata të ndryshme në fusha si:
Promovimi i Shëndetit Mendor
Parandalimi i Dhunës në mes të Bashkëmoshatarëve
Edukimi Inkluziv për Fëmijët me Nevoja të Veçanta
Webfaqja e E-ndihmës është një projekt i implementuar në partneritet me Fondacionin TOGETHER Slovenia dhe është i dizajnuar si një web faqe interaktive për të rrinjë, si mënyrë e promovimit të shëndetit mendor dhe me qëllimin e ofrimit të rrinjve një pikë drejtimi e cila do të shërbejë për të adresuar problemet dhe pyetjet e tyre. Se fundmi projekti eshte duke u perkrahur nga Ambasada Norvegjeze ne Prishtine.