Lista e Ekspertëve
Adelina Nura - PsikologeEmri: Adelina
Mbiemri: Nura
Profesioni: Psikologe
Biografi:
Adelina Nura,jo rastësisht është pjesë e ekipit të eskpertëve të ueb-it tonë. Ajo ka përfunduar studimet bazike për Psikologji dhe për momentin është në përfundim të nivelit master në drejtimin Psikologji Klinike.
Ajo ka një eksperienc shumë të madhe në fushën e psikologjisë, për shkak se ka marrë pjesë në shumë hulumtime , ka qenë pjesë e projektit anti trafikim Jetë gjysëm e pavarur, dhe ka bërë punë vullnetare në linjen telefonike ndihmëse si këshilluese duke dhënë përkrahje emocionale për personat që kanë pasur nevoj për inkurajim.
Në vitin 2011 ajo bëhet pjesë e projektit Hope Fellowships Program (USAID), përmes të cilit projekt ajo arrin të marrë përvoj pune në SHBA më fushën e trajtimit të personave që kanë problem psikologjike.
Deri më sot, ajo numëron shumë seminare e trajnime që ka ndjekur si: Këshillim online, STS, aborti, droga, menaxhim I rasteve me nevoja te vecanta, fuqizimi I femrave, konfliktet në familje etj.
Ajo ndihet e privilegjuar që përmes faqes NUK JE VET arrin të jetë në kontakt me njerëz të ndryshëm dhe t`u ofrojë mbështetjen dhe përvojen e saj në fushën e psikologjisë.
Emri: Arbnora
Mbiemri: Ismaili
Profesioni: Psikologe
Biografia:
Arbnora Ismaili ka përfunduar studimet bazike në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin Psikologji. Aktualisht është në përfundim të studimeve master në Universitetin Shtetëror të Tetovës në departamentin Psikologji Organizative.
Znj.Ismaili ka një background të pasur, duke qenë se ka përcjellur shumë trajnime dhe seminare si: Mbrojtja e fëmijëve në shkolla, Ndihmë fëmijëve me vështërsi specifike në mësim, Intervenim te fëmijët me crregullim të stresit posttraumatik, Shenjat dhe simptomet e abuzimit dhe neglizhimit të fëmijëve etj.
Gjithashtu, ajo që nga viti 2007 punon si psikologe në shkollën fillore Nazim Gafurri, në Prishtinë, duke ndihmuar kështu nxënësit e kësaj shkolle për problemet e tyre dhe që nga shtatori 2011, Arbnora Ismaili është bashkëpunëtore e web faqes sonë www.nukjevet.net, duke qenë e gatshme për t`i ndihmuar personave në nevoje.
Emri: Ardiana
Mbiemri: Shala
Profesioni: Psikologe
Biografia:
Ardiana Shala është psikologe e diplomuar. Ajo ka mbaruar studimet në psikologji në Freie Universitaet të Berlinit.
Ka punuar pesë vite si punëtore sociale dhe këshilltare psikologjike për fëmijë dhe familje në një institut për shërbime psiko-sociale në Berlin. Ajo ka këshilluar familje dhe individë rreth gjendjes së tyre financiare, sociale, juridike e mbi të gjitha shëndetësore.
Angazhimi i saj vullnetarë në ueb faqen www.nukjevet.net ka rrënjët në dedikimin e saj për të nxitur ndryshime pozitive sociale në një shoqëri, duke ndihmuar në përmirësimin e kushteve në jetën e njerëzve. Nxitja dhe përkrahja e një mentaliteti tjetër që i takon kulturës rinore brenda një shoqërie, është një arsye më shumë për angazhimin e saj vullnetarë në ktë uebfaqe. Përkushtimi i saj ndaj problemeve, pyetjeve dhe pakjartësive tjuaja do të jetë maksimal dhe pyetjet e juaja do të trajtohen me respekt të madh.
Emri: Arta
Mbiemri: Hyseni - Zeqiri
Profesioni: Psikologe Klinike
Biografia:
Zn. Arta e ka kryer studimet pranë Universitetit të Tetovës dhe ka marrë titullin: Psikologe e Diplomuar. Më pas ajo vazhdoj me studimet post diplomike tek të cilat është ende në proces e sipër, ne drejtimin e Psikologjisë Klinike, në po atë Universitet.
Po ashtu zn. Arta është e licensuar nga MSH (Ministria e shëndetësise) me titullin: Psikologe Klinike.
Ajo ka punuar në QMF-DARDANIA prej vitit 2007 deri 2010, kurse që nga viti 2010 është prezente në QPS - Drejtorië e Shëndetësisë së Mirëqenis Sociale në Gjilan.
Prej 2010 është prezent në QPS - Drejtoria e Shëndetësisë së Mirëqenies Sociale në Gjilan.
Zn.Arta është prezente si eksperte në ueb faqën tonë që nga fillimi, pra gushti i vitit 2010.
Emri: Mimoza
Mbiemri: Birinxhikaj
Profesioni: Seksologe
Biografia:
Mimoza Birinxhikaj është e diplomuar në drejtimin e përgjithshëm të Shëndetit, gjithashtu ka kryer studimet post diplomike në departamentin Seksologji dhe aktualisht po mirret me nivelin Master dhe specializimin si mjeke ligjore-Seksologe, në Universitetin Curtin, në Australi.
Është pjesmarrëse në shumë aktivitete dhe seminare nëpër shkolla në Australi, vlenë të përmendet projekti RADAR, ku znj. Birinxhikaj ka qenë ideuese dhe implementuese, projekt ky që kishte për qëllim informimin e prindërve për përdorimin e drogës dhe alkoholit nga fëmijët e tyre.
Prej vitit 2011 e në vazhdim, ajo jep mësim akademik në Curtin University, në Australi, është anëtare e Shoqatës shëndetësore në Australi dhe pjestare e Organizatës Western Australian Sexology Society ku roli i saj është mirëkuptimi, edukimi dhe këshillimi i njerëzve për pranimin e diversiteteve të seksualitetit njerëzor.
Emri: Besnik
Mbiemri: Peci
Profesioni: Psikolog
Biografia:
Besnik Peci i lindur në Mitrovicë me 12.05.1987.
Studimet themelore Universiteti i Prishtinës - Bachelor i Psikologjisë
Studime profesionale - Universiteti Shtetëror i Tetovës Psikolog Profesional
Studimet pasuniversitare Universiteti i Prishtinës Departamenti i Sociologjisë
Ka punuar si ligjërues në Kolegjin Universitar Humanistica Ferizaj
Punon në SOS Fshatrat e Kosovës.
Themelues i Qendrës për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore.
Koordinator i revistës për të rinjtë e Mitrovicës Zëri Rinor.
Koordinatori i shumë projekteve me OJQ Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore.
Hulumtues i shumë studimeve mbi dukuritë dhe fenomenet Psiko-Sociale në Kosovë.
Redaktor shkencor në Revistën Psika.
Autor i publikimeve të disa shkrimeve dhe studimeve psiko sociale.
Me Fondacionin Together Kosova ka qenë i angazhuar që nga themelimi, si bashkëpunëtorë dhe tashmë edhe si ekspert i këshillimit. Është i gatshëm ti pranojë pyetjeve tuaja dhe të provojë të ju ndihmojë.
Emri : Hatije
Mbiemri: Ismaili
Profesioni: Gjinekologe
Biografia:
Zn. Hatije është doktoreshë e licensuar e mjeksisë, e specializuar në gjinekologji, me një eksperiencë të madhe dhe profesionale në fushën ofurogjinekologjisë.
Për momentin ajo punon në Spitalin e Përgjithshëm ''Novo Mesto'', në Sloveni, si doktoreshë në sektorin e Gjinekologjisë.
Deri më sot, ajo ka publikuar shumë artikuj në revista mjeksore të Slovenisë dhe është bashkëpunëtore e jona , gjithmonë e gatshme për t`iu ofruar përgjigjje për problemet tuaja.
Emri: Ilir
Mbiemri: Miftari
Profesioni: Urolog
Biografia:
Dr.Ilir Miftari ka kryer me mesatare të lartë Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, dhe është certifikuar nga Ministria e Shëndetësisë si Specialist i Urologjisë.
Me një ekperiencë profesionale shumë të madhe mund të vecojmë se ai ka punuar si Doktor i Mjekësisë në Qendren kryesore të Mjeksisë familjare në Komunen e Obiliqit, si specialist i Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, dhe aktualisht punon paralelisht në Kliniken e Urologjisë në QKUK dhe në Spitalin Amerikan të Kosovës në Prishtinë
Dr.Ilir Miftari ka përcjellur shumë trajnime, workshop-e dhe simpoziume të cilat i kanë zgjeruar edhe më shumë njohuritë e tij në fushën e urologjisë, duke e bërë atë ekspert për këtë sektor dhe të gatshëm për cdo pyetje tuajen.
Emri: Premtim
Mbiemri: Gojani
Profesioni: Gjinekolog-Obsteter
Biografia:
Dr.Premtim Gojani Gjinekolog/Obsteter, është specialist i cili merret me trajtimin e shëndetit, sistemit reproduktiv dhe organeve femërore. Gjinekologu bënë diagnostifikimin dhe trajtimin e sëmundjeve dhe problemeve gjinekologjike ndërsa Obstetri merret me përcjelljen e shtatëzanisë në të gjitha fazat e saj.
Dr.Premtim Gojani punon në një ordinancë të avansuar gjinekologjike dhe obstetrike Jeta e Re në Prishtinë, duke ofruar konsultime rreth shtatzanisë dhe njëkohësisht diagnostifikimin e sëmundjeve dhe problemeve të ndryshme gjinekologjike. Për shërbime të tjera siç është infertiliteti dhe intervenimet obstetrike dhe gjinekologjike, ofrohen në spitale private.
Poashtu dr.Premtimi është pjesë e këshillimit online që nga fillimi i punës së kësaj ueb faqeje, si një ndër ekpertët me më së shumti përgjigje të dhëna.
Emri: Violeta
Mbiemri: Hyseni
Profesioni: Interniste
Biografia:
Dr. spec. Violeta Hyseni ka diplomuar në vitin 2004 në Fakultetin e Mjeksisë-Dega Mjekësi e Përgjithëshme, poashtu ka kryer edhe specializimin e Mjekësisë Interne në QKUK-Prishtinë në vitin 2012. Aktualisht është përkushtuar në subspecializim për Kardiologji.
Dr.spec.Violeta ka qenë asistente e angazhuar në Katedren e Anatomisë,në Fakultetin e Mjekësisë.
Është anëtare e Asociacionit të Osteoporozës së Kosovës që nga viti 2010 dhe vlenë të përmendet që ka disa punime shkencore si kooautore, me të cilat është prezentuar në disa Kongrese Ndërkombëtare të Kardiologjisë në vend dhe jashtë vendit dhe dy prej tyre janë të botuata në revista me renome ndërkombëtare.
Emri: Edona
Mbiemri: Haxhiu-Miftari
Profesioni: Sociologe
Biografia:
Sociologia Edona Haxhiu-Miftari ka mbaruar studimet për Sociologji në Universitetin Publik të Prishtinës dhe aktualisht është në përfundim të masterit në po këtë drejtim.
Ajo është e punësuar në Qendren për Punë Sociale në Prishtinë për pesë vite me radhë, ku po trajton mëse pesëdhjetë kategori shoqërore me tema të ndryshme sociale si: fëmijë delikuent, sanimin e marrëdhënieve bashkëshortore, adoptime, strehime, dhuna në familje etj.
Është e trajnuar dhe e certifikuar për seminare të ndryshme që ka përcjellur si: Delikuenca e të rinjëve në Kosovë, Parandalimi I Abuzimit të Fëmijëve, Socializimi I Fëmijëve me Aftësi të kufizuaretj.
Edona Haxhiu-Miftari gjithashtu ka vullnet të mirë t`iu përgjigjur pyetjeve tuaja që kanë të bëjnë me fushen e saj në ueb-in tonë.
Emri: Florim
Mbiemri: Gallopeni
Profesioni: Psikolog Klinik
Biografi:
z.Gallopeni është Psikolog klinik I licensuar, para mbrojtës i tezës së masterit në Psikologji-klinike.
Përvojë pune në fusha të ndryshme profesionale, rreth 2 vite punë praktike vullnetare në Qendren e shëndetit mendor për fëmijë dhe adoleshent, punë me fëmije me autizem për një kohë të gjatë. Vlerësues dhe këshilltarë Psikologjik në projektin ATOMI, që ka për qëllim Identifikimin dhe Përkrahjen e personave me Inteligjencë të jashtëzakonshme.
I angazhuar në Qendren Europiane për Arsim Profesional, I angazhuar poashtu edhe në hulumtime të ndryshme. I angazhuar në mbështetjen Psikologjike të Qendrave për Punë Sociale, nga AIBI.
Ka ndjekur trajnime të ndryshme si në Terapi Familjare, Terapi Kognitivo-Biheiviorale, Trajtim të personave me PTSD, poashtu ka qenë pjesmarrës në konferenca të ndryshme për cështje profesionale.
Emri: Elisa
Mbiemri: Berdica
Profesioni: Psikologe/Doktorande
Biografia:
M.Sc. Elisa Berdica ka vite që është e angazhuar në fushën e psikologjisë. Fillimisht ajo ka përfunduar studimet për Bachelor në Universitetin e Shkodrës Luigj Gurakuqi, Shqipëri. Pastaj ka vazhduar me nivelin Master Shkencor në drejtimin Psikologji Klinike, në Universitetin e Bolognas, Itali.
Momentalisht është e angazhuar në Doktoraturë për sektorin Psikologji Klinike dhe Biologjike, në Gjermani, ku merret me këshillim, mësimdhënie dhe kërkim shkencor.
Gjatë kësaj periudhe të studimeve, ajo ka marrë njohuri të cilat e kanë bërë eksperte për çrregullimet e ankthit (fobitë specifike, fobi sociale, ankth i përgjithësuar, ataket e panikut, e kështu me radhë).
Elisa është bashkuar me ekipin e nukjevet.net prej një viti e gjysëm, ku ju ofron këshillim online dhe suport për problemet tuaja.
Emri: Ajete
Mbiemri: Kërqeli
Profesioni: Psikologe
Biografi:
Ajete Kërqeli me profesion është psikologe. Studimet themelore për psikologji i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet pasuniversitare për psikologji dhe këshillim i ka përfunduar në Universitetin e Sheffield-it. Aktualisht ajo punon për Peer Educators Network- PEN. Ndërsa, së fundi, Ajetja i është bashkangjitur ekipit të nukjevet.
Emri: Fortesa
Mbiemri: Kadriu
Profesioni: Psikologe
Biografia:
Fortesa Kadriu është psikologe me profesion. Studimet bazike për
psikologji i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet
Master i ka përfunduar në Universitetin Sheffield, në degën Psikologji
dhe Këshillim. Aktualisht është në vitin e tretë të Specializimit për
Terapi Familjarë, e organizuar nga IFTA.
Fortesa Kadriu është ligjëruese në Universitetin AAB në programin e
Mirëqenies dhe kujdesit së fëmijëve.
Ajo po ashtu punon si psikologe në qendrën psikotepeutike Diakonie, ku trajton raste të individëve që vuajnë nga stresi post-traumatik. Ajo është anëtare e bordit të
Asosacionit Kosovar të Terapisë Familjare.
Emri: Valdet
Mbiemri: Plakolli
Profesioni: Psikolog shkollor
Biografia:
MSc. Valdet Plakolli është me profesion psikolog shkollor organizacional.
Studimet themelore i kreu në Universitetin e Prishtinës dhe në vitin 2008 mori titullin Bachelor në psikologji.
Studimet posdiplomike i kreu në Universitetin shtetëror të Tiranës, ku në vitin 2012 mori titullin Magjistër i Shkencave Sociale-drejtimi psikologji shkollore- organizacionale.
Që nga nëntori i vitit 2008 punon në cilësin e psikologut të shkollës.
Që nga shtatori i vitit 2011 është i angazhuar si ekspert në www.nukjevet.net
Emri: Ilir
Mbiemri: Begolli
Profesioni: Mjek
Biografia:
Ilir Begolli MD, Mrsc, Ph.D. është mjek dhe profesor asistent në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës për lëndët mjekësi sociale, statistikë mjekësore me informatikë, menaxhment në fizioterapi dhe shkathtësi komunikimi.
Gjatë tërë karrierës ka punuar në edukim dhe promovim shëndetësor me të rinjtë dhe grupe tjera të popullatës duke ofruar informata lidhur me shëndetin dhe sjelljet e shëndosha.
Është anëtar i Together Kosova që nga fillimi i saj duke marrë pjesë aktive në trajnime si dhe aktivitetet e realizuara brenda këtij fondacioni. Është anëtar i grupit të eksperteve në ueb faqën Nuk Je Vet duke ofruar këshilla nga lëmia shëndetësore.
Emri: Merita
Mbiemri: Fona
Profesioni: Psikologe
Biografia:
Merita Fona është psikologe e diplomuar.Përfundoi studimet në Psikologji Aplikative dhe Studimet e Edukimit në London Metropolitan University në Londër. Kualifikimi, vlerat arsimore si dhe përvoja e punës së saj përshtaten mirë me misionin dhe vlerat e ueb faqës tonë.
Puna e parë në të cilën është angazhuar si vullnetare në Britaninë e Madhe është me Kryqin e Kuq Britanez ,në vitin 1999 ndihmë refugjatëve që vinin nga lufta në Kosovë në tejkalimin e traumave të luftës .Ajo asistoi në terapi të ndryshme grupore dhe individuale, këshillime psikologjike, etj. Prej atëherë lindi dëshira dhe pasioni dhe për afer 13 vite ajo punoi si këshillëtare psikologjike për fëmijë, adoleshentë dhe familje në qendra të ndryshme psiko-sociale në bashkëpunim me profesionistë me përvojë shumëvjecare në Londër si dhe morri pjesë në trajnime të ndryshme për vetëdijësimin e prindërve dhe mënyrën më të mirë për të rritur fëmijë të shëndoshë.
Kontributi i saj është përqëndruar ne këshillimin e personave me probleme psiqike, sociale, refugjatë, persona me probleme shëndetësore, përshatjen e tyre në shoqeri si dhe përkrahje dhe këshillime për familjet dhe fëmijët me aftësi të kufizuara
Angazhimi i saj vullnetarë në ueb faqën www.nukjevet.net është dedikimi dhe përkushtimi profesional për të ndihmuar adoleshentët, të rinjët dhe të rriturit me probleme të cilët për shkak të mungesës së komunikimit dhe këshillimit për të cilin ata kanë shumë nevojë dhe nuk u ofrohet as në shkolla e as në shtëpitë e tyre në të shumtën e rasteve. Për të kuptuar botën dhe problemet e një adoleshenti dhe një personi me probleme kërkohet përkushtim dhe besim i madh, një përgjëgjësi profesionale që i bashkangjitet dhe përshtatet asaj që ne e quajmë NukjeVet. Përkushtimi I saj ndaj pyetjeve dhe problemeve me të cilat ju ballafaqoheni do të jetë konfidencial dhe në mënyrë profesionale do të mundohet të gjej një zgjidhje për ju por një duhet ta besoni se asnjë njeri nuk është i vetmi në botë me problemin dhe nevojën që e ka.
Emri: Lirie
Mbiemri: Lokaj
Profesioni: Psikologe
Biografia:
Lirie Lokaj është psikologe me profesion. Ka mbaruar studimet bazike për psikologji në Universitetin e Prishtinës në vitin 2007, dhe ka përfunduar studimet Master, në degën psikologji Klinike Profesionale në Albanian University - Tiranë, në vitin 2012.
Aktualisht është në vitin e tretë të Specializimit për Terapi Familjarë, e organizuar nga IFTA.Lirie Lokaj ka punuar si ndihmëse ne Linjën Telefonike të ndihmës gjatë vitit 2006 dhe gjithashtu në Fondacionin Zvicerian Terre des homes për 5 vite, ku ka trajtuar raste të viktimave të dhunës në familje dhe viktima të trafikimit. Liria punon si eksperte ne ueb faqen këshilluese nukjevet.net nga Maj i vitit 2011.
Emri: Shukrie
Mbiemri: Statovci
Profesioni: Psikiatër
Biografi:
Dr.Shukrije Statovci punon në departamentin e Psikiatrisë në Qendren Klinike Univerzitare në Prishtinë,ku faktikisht është shefe e repartit në të cilin trajtohen crregullimet jopsikotike. Ajo punon me adoleshëntë , të rritur dhe familje që kanë nevojë për t`iu trajtuar.
Deri më sot, ka punuar dhe monitoruar programe të shëndetit mendor në bashkësi dhe ka publikuar shumë punime që kanë të bëjnë me cështjet e shëndetit mendor.
Ajo gjithashtu është pjesë e ekipit të ekspertëve të faqës nukjevet.net, ku përmes pyetjeve tuaja, ajo mundohet të trajtoj rastet tuaja.
Emri: Ardita
Mbiemri: Bahtiri
Profesioni: Psikologe Shkollore
Biografia:
Studimet për psikologji i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2008, ku mori titullin Bachelor i Psikologjisë.
Studimet postdiplomike për psikologji shkollore dhe organizacionale, i kreu në Universitetin e Tiranës, në vitin 2012, dhe mori titullin Magjistër i Shkencave Sociale drejtimi Psikologji Shkollore dhe Organizacionale.
Që nga viti 2008 punon si psikologe shkolle.
Emri: Dhurata
Mbiemri: Nixha
Profesioni: Psikologe këshilluese
Biografia:
Dhurata Nixha është psikologe këshilluese dhe psikoterapiste. Studimet bazike i mbaroi pranë Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet post diplomike pranë Universitetit të Sheffildit në Greqi.
Ka mbaruar specializimin për Psikoterapi Pozitive dhe aktualisht është në vitin e tretë të Specializimit për Terapi Familjare, e organizuar nga IFTA.
Dhurata Nixha ka punuar me projekte të ndryshme psikosociale në Children for Tomorroë si dhe me të rinjët përdorues të substancave psikoaktive në Qendrën Mediko Psikoterapeutike Labyrinth.
Aktualisht punon pranë organizatës Save the Children International.
Dhurata punon si eksperte në ueb faqën këshilluese për të rinjë nukjevet.net nga Shtatori i vitit 2011.
Qendra Mediko-Psikoterapike Labyrinth
E themeluar në vitin 2002 merret me parandalimin e abuzimit të drogave, trajtimin e sëmundjes të varësisë, si dhe parandalimin e infeksioneve që lidhen me injektimin e drogave, siç janë HIV-i, Hepatiti B dhe Hepatiti C.
Ne kuadër te OJQ-s Labyrinth funksionojnë tri qendra multidiciplinare.
Qendra ne Prishtinë me njësitë në Gjilan dhe Prizren.
Emri: Fitim
Mbiemri: Uka
Profesioni: Psikolog
Biografia:
Fitim Uka është psikolog. Ka ndjekur studimet master në Universitetin Ludwig Maximilian të Mynihut në programin e psikologjisë së edukimit dhe vazhdon studimet e doktoraturës në Universitetin e Freiburgut në fushën e psikologjisë zhvillimore.
Fitim Uka ka qenë botues i revistës psikologjike Psika, drejtues i OJQ-së Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore, gazetar dhe kryeredaktor në të përditshmen Tribuna Shqiptare dhe mediume të tjera.
Aktualisht është mësimdhënës i rregullt në Bartësin e Arsimit të Lartë Profesional qeap Heimerer.
Ka ndjekur shumë trajnime në fushën e psikologjisë, përfshirë edhe 1 vit të plotë të programit për Terapi Familjare të organizuar në Kosovë.
Në Fondacionin Together Kosova ka qenë i angazhuar që nga themelimi, si bashkëpunëtor dhe tashmë edhe si ekspert i këshillimit. Është i gatshëm që të pranojë pyetjet tuaja dhe të provojë të ndihmojë.
Emri: Naim
Mbiemri: Telaku
Profesioni: Psikolog
Biografia:
Naim Telaku është një ndër bashkëpunëtorët tonë të këshillimit online përmes web site-it tonë www.nukjevet.net, ku mundohet që sado pak të iu ndihmojë rreth pyetjeve dhe dilemave që mund ti keni, gjithmonë në aspektin psikologjik.
Ai ka përfunduar studimet bachelor për Psikologji në Universitetin e Prishtinës dhe gjithashtu ka kryer studimet post-universitare në drejtimin e Psikologjisë Neuro-Kognitive dhe Psikologjisë-Klinike.
Për momentin punon si mësimdhënës I asocuar në Universitetin e Prishtinës dhe paralelisht impenjohet për t`iu përgjigjur juve sa më mirë dhe sakt.


